Rama: Media në bashkëpunim me aleancën e rublave dizinformojnë qytetarët, s’ka rritje gjobash për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama thotë se disa media në vend po dizinformojnë duke gënjyer se qeveria ka vendosur të rrisë gjobat për biznesin e vogël.

Referuar titujve të lajmeve ditën e djeshme, kur ishte paralajmëruar një protestë e bizneseve duke “ulur qepenat”, Rama thotë se “pasqyrat e dizinformimit mediatik” dhe “aleanca e rublave” por “helmojnë për të ushqyer marrëzinë.

Kreu i qeverisë, Rama, në një reagim në Twitter, thotë se gjobat do të rriten vetëm për biznesin e madh.

“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR! Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT