Reuters bën “fact-check” gomonen e protestës, si u përdor nga ekstremistët britanikë për të sulmuar shqiptarët

Pamjet e disa të rinjve shqiptarë me gomone në dorë gjatë protestës së opozitës në 12 nëntor, janë nxjerrë jashtë kontekstit për t’u përdorur nga disa ekstremistë britanikë, të cilët i kanë publikuar në rrjetet sociale duke fajësuar shqiptarët.

Megjithatë agjencia mediatike Reuters i ka bërë “fact-check” këto pamje, duke shpjeguar se janë filmuar në Tiranë, për të protestuar largimin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë.

Ndërsa ekstremistët britanikë kanë pretenduar se pamjet janë pjesë e protestës së Shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke i cilësuar si ofendim për “Ditën e Veteranëve” britanikë që ishte po atë ditë.

“Shqiptarët po ofendojnë Ditën e Veteranëve, duke protestuar me gomone dhe duke rrethuar me flamurin e tyre statujën e Çurçillit”, shkruajnë britanikët duke shpërndarë pamjet e gomones nga protesta e PD në Tiranë.

Artikulli i Reuters
Artikulli i Reuters

Back to top button
LAJMET E FUNDIT