Salianji: Është koha për një brez të ri politikanësh, në PD gjithë me sfurqe dhe sëpata

Deputeti Ervin Salianji në një intervistë ka folur rreth sferës politike në një situatë ku Partia Demokratike prej një kohe të gjatë është e përçarë.
I pyetur nëse ka qenë pro rikthimit të Berishës në PD, Saljanji tha i prerë “jo”, pasi sipas tij ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh.
“Unë kam pasur qëndrime publike, ku mendoja dhe kam bërë betejë publike. Ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh.
Kudo ku ka të rinj në Shqipëri, tejkalon çdo gjë. Tek ai ndodhi që vota e 6 marsit përcaktori që të kishte peshë të caktuar dhe kjo është është për të vlerësuar” tha Salianji për “Më lërë të flas”.
Salianji shtoi se brenda PD të gjithë janë me thika drejt njëri-tjetrit, me sfurqe e sëpata.
“Gjithë me thika, drejt njëri-tjetrit. Me sfurqe, sëpata”, tha Salianji.