Rusia akuzon Ukrainën njësoj si UÇK-në dikur: Ushtarëve të plagosur po u marrin organet për trafikim

Zyrtarët rusë kanë nisur me akuza nga më të çuditshmet ndaj ukrainasve.

TV Nexta raporton se Vladimir Putin është takuar më Genadi Zhuganov, kreun e Partisë Komuniste të Federatës Ruse.

Ky i fundit në deklaratën e tij është shprehur se ushtria ukrainase po trafikon organe njerëzore.

“Organet e ukrainasve të vdekurve ose të plagosurve gjatë luftimeve po shiten” – është shprehur Zhuganov.

Këto akuza nuk janë të padëgjuara për shqiptarët. Është e njëjta akuzë si ajo për UÇK-në dhe “Shtëpinë e Verdhë”. Ato janë ngritur më pas zyrtarisht në raportin e përgatitur nga hetuesi i të drejtave të njeriut, Dick Marty.

Rusia akuzon Ukrainën njësoj si UÇK-në dikur: Ushtarëve të plagosur po u marrin organet për trafikim

Back to top button
LAJMET E FUNDIT