Rusia u tërhoq, Stoltenberg “zbulon” planin e fshehtë të Putinit për Ukrainën

Pas rimarrjes së qytetit Kherson, Ukraina do të përballet me muaj të vështirë përpara. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjishëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një deklaratë për mediat Stoltenberg ditën e sotme vlerësoi guximin e jashtëzakonshëm të forcave ukrainase pas tërheqjes së Rusisë nga kryeqyteti strategjik rajonal jugor dhe kërkoi mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për Kievin.
“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i Presidentit rus Vladimir Putin është ta lërë Ukrainën të ftohtë dhe të errët këtë dimër,” u tha ai gazetarëve në Hagë pas takimit me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes holandeze.
“Ne nuk duhet të bëjmë gabim të nënvlerësojmë Rusinë”, tha Stoltenberg, duke theksuar se forcat e Moskës “ruajnë aftësi të konsiderueshme, si dhe një numër të madh trupash”.
“Rusia ka treguar gatishmërinë për të pësuar humbje të konsiderueshme”, shtoi Stoltenberg.
Qyteti i Kherson ishte qendra e parë e madhe urbane që ra në duart e forcave ruse pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt dhe i vetmi kryeqytet rajonal që trupat e Moskës morën kontrollin mbi të.
Forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar pasi gjenerali Sergey Surovikin njoftoi se nuk mund ta mbanin më zonën të furnizuar.