Shqiptarët në Londër protestë kundër sekretares së Brendshme, Rama shpërndan pamjet në “twitter”

Komuniteti shqiptar në Britani protestoi sot kundër fyerjeve të qeverisë britanike, kryesisht ministres së Brendshme Suella Braverman për emigrnatët shqiptarë.
Shqiptarët u mblodhën para “Ëestminster Bridge”, ura kryesore që mundëson kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi lumin Thames në Londër, dhe protestuan kundër fyerjeve të politikanëve shqiptarë.
Kjo protestë i ka rënë në “sy” edhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka shpërnadarë në “tëitter” video nga protesta, të shqiptarëve që kërkonin dorëheqjen e Braverman.
Rama teksa ka reaguar për protestën e shqiptarëve në Londër, nuk ka thënë asnjë fjalë për protestën që u mbajt mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë nga Partia Demokratike që mblodhi mijëra qytetarë në shesh.
Protesta zgjati 3 orë dhe në fund pati dhe një përplasje me policisë, ku edhe një i ri u shoqërua nga efektivët në Komisariat.

