Skandali i dhunës u përpoq të fshihej? E moshuara u dhunua para 4 ditësh dhe vuante nga alzheimer

Familjarët e të moshuarës që u dhunua nga punonjësja e azilit në Pejë të Kosovës kanë zbuluar se si qendra “Orenda” është përpjekur të mbulojë rastin.
Pas publikimit të videos e cila doli në dritë sot, azili publikoi një vendim i cili mban datën 1 nëntor.
Qendra Orenda dhanë njoftim se pezulloi katër punonjëset e përfshira në ngjarje , ndërsa e cilësoi sjelljen e tyre “sjellje të pahijshme”.
Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme to punëtores A. P. ( ushtrim i dhunës ndaj banuesës në kohën e kujdestarisë) merret Vendimi si me lartë A.P. pezullohet nga puna për veprën e here,ndërsa A. R., R. K. dhe G. N. për faktin se kanë kenë në ndërrim bashkë me A.P. por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi. Masat e tjera do to merren pas hetimit nga policia e cila është njoftuar dhe po merret me rastin!”, thuhet në vendim, shkruan Express.
Para gazetarëve u tha se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.
E moshuara mësohet se vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur ti tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e kishte vizuar nënën “disa herë në javë”.