Sulmi i hakerave ndaj SHISH, Artan Hoxha: S’dimë nëse janë vetëm ato të dhëna…

Gazetari Artan Hoxha ndërsa ishte i ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me sulmin e hakerave të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj SHISH.
Hoxha u shpreh se tashmë nuk dihet nëse të dhënat që kanë siguruar hakerat iranianë janë vetëm ato të imaileve dhe pozicionet e punës.
“Kanë dalë emrat dhe vendi i pozicionit të tyre në punë. Ne ende nuk e dimë nëse janë vetëm këto të dhënat e siguruara nga hakerat.
Ekspozimi i këtyre të dhënave i bën këto punonjës të dukshëm dhe na dëmton,” u shpreh gazetari.
“Po përballemi me një sulm nga Irani sepse Shqipëria është bazë e MEK-ut,” tha Hoxha.