“Të ka fut Ramsi në rreth që me 17 Maj”, ish-deputeti “thumbon” Bashën: O Lul B lëri…

PD prej kohësh tashmë është e ndarë në disa “reparte”, dhe sulmet mes përfaqësuesve demokratë bëhen hapurazi dhe në mënyrë publike.
Ish-deputeti Nard Ndoka ka thumbuar përmes një postimi në FaceBook, ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me deklaratën e tij sot.
“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, postoi Basha në FaceBook.
Ndërkohë Ndoka shkruan në Facebook: “O Lul B, lëri trekëndëshat, se të ka fut Ramsi në rreth, qe me 17 Maj 2017.”
Kujtojmë se situata në PD është e përçarë, ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka krijuar një marrëveshje me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje me opozitarizmin.