Tensionet Kosovë-Serbi, ky është propozimi me 9 pika franko-gjerman

Një propozim i fundit franko-gjerman vjen si propozim për dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. EURACTIV shkruan se ka siguruar nga një burim i besueshëm propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë.

Që nga shtatori, flitet për një plan franko-gjerman, ekzistenca e të cilit pranohet prej javësh nga Kosova, Serbia, zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

Zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë konfirmuan ekzistencën e një propozimi të ri gjermano-francez për një marrëveshje mbi statusin përfundimtar të Kosovës, por nuk u pajtuan për atë që në të vërtetë thotë dokumenti.

Një shtytje për të nënshkruar marrëveshjen deri në fund të vitit ka ardhur nga të gjitha palët, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe SHBA-në, të cilat kanë dhënë disa sugjerime gjatë javëve të fundit. Ndërkohë, zyrtarët e BE premtuan mbështetjen e tyre për marrëveshjen e tyre në Samitin e Procesit të Berlinit javën e kaluar .

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se plani sugjeronte anëtarësimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia. Kosova nuk është anëtare e OKB-së sepse Kina dhe Rusia, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë vënë veton ndaj një hapi të tillë.  Vuçiç gjithashtu vuri në dukje se do t’i jepte Serbisë më shumë fonde në BE dhe një rrugë të shpejtë për anëtarësimin në bllok, por tha se ky qëndrim ishte ‘i papranueshëm’ pasi binte ndesh me kushtetutën e Serbisë, e cila kundërshton në mënyrë eksplicite njohjen e Kosovës.

Kosova thotë se propozimi e sheh zgjidhjen e çështjeve ndërmjet qarqeve në disa faza dhe gjithashtu parashikon njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që aktualisht nuk e bëjnë këtë, Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, me Serbinë që thjesht pranon se ekziston, në vend që ta njohin atë zyrtarisht.

Përmbajtja e propozimit:

Neni 1

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të  përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 3

Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.

Neni 5

Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin e reciproke të juridiksionit të secilës palë.

Neni 7

Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar cështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të raporteve të tyre. Ato do të arrijnë marrëveshje me pikëpamjen e zhvillimit dhe promovimit mbi bazën e Traktatit të tanishëm dhe për përfitimet e tyre të ndërsjellta në fushën e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, transportit,  marrëthëniet gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së ambientit dhe në fushat e tjera. Detajet janë pranuar në Protokollin Suplementar.

Neni 8

Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse.

Pyetjet praktike që lidhën me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.

Neni 9

Kosova dhe Serbia pajtohen se Traktati i tanishëm nuk do të ncenojë traktatet dhe marrëveshjet e mëhershme bilaterale dhe multilaterale, të arritura tashmë nga to ose për to.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT