Vajza eskorta që dënojnë dhunën, por dhuna është “vlerë” tek shqiptarët

Nga Enkel Demi
“Këngëtarë” të dhunshëm me videoklipe me armë që dënojnë dhunën.
“Vajza” që jetojnë si eskorta dhe e shesin dhunshëm modelin e tyre që dënojnë dhunën.
“Televizivë” që promovojnë dhunën në televizion që dënojnë dhunën.
Politikanë që kërcënojnë çdo ditë të lume me vrasje, djegie, eleminime që dhunojnë skamnorin, i prishin shtëpinë, e rrasin brenda në burg për fatura energjie, e vrasin dhe bëjnë me faj të vdekurin që dënojnë dhunën.
Njerëz që mendojnë se druri ka dalë nga xheneti që dënojnë dhunën.
Burra që rrahin gratë e fëmijët në shtëpi që dënojnë dhunën.
Prokurorë që akuzojnë viktimën, jo kriminelin që dënojnë dhunën.
Policë që dhunojnë qyqarin, por i rrinë lepe-peqe të fortit që dënojnë dhunën.
Gjykatës që dhunojnë drejtësinë duke mos dhënë drejtësi që dënojnë dhunën.
…dhe në fund çuditemi pse ka dhunë në Pejë…
Dhuna është sistemi moral i shoqërisë shqiptare, ku të dobëtit duhet me ia shtypë kokën, ndaj dhunuesit janë prodhimi më besnik, më i lartë dhe më i vyer i këtij sistemi moral.