VIDEO/ Në kushte mizore duke vdekur urie, ja si mbahen ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë

Teksa shumë djem dhe burra rusë kanë arritur që t’ia mbathin nga vendi duke mos shkuar në luftë, disa të tjerë nuk e kanë pasur këtë fat, duke përfunduar në kampet e ndëshkimit.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaq imazhe të kushteve mizore në të cilat dezertorët e luftës detyrohen të qëndrojnë. Kampi ndodhet në rajonin e Donetskut, ndërsa thuhet se ushtarët po vdesin urie dhe po kërcënohen me ekzekutim masiv nga ekipi i specializuar për ekzekutim.
Media e pavarur ruse “The Insider”, ka arritur të intervistojë 21 prej ushtarëve që po mbahen në këtë kamp në Donetsk, rajon ukrainas që Putin së fundmi e aneksoi.
Shumica prej tyre në deklaratat e shkruara kanë theksuar se kanë refuzuar të luftojnë, pasi lufta e Putinit po bëhet kundër dëshirës së tyre. Gratë dhe nënat e tyre thonë se ata po cilësohen si “tradhtarë”, dhe po përballen me presion që të tërheqin deklaratat e tyre.
Që prej momentit kur Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm, shuam burra rusë po detyrohen të shkojnë në frontin e luftës edhe pa pasur eksperiencë luftimi. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të kundërshtojnë ,apo edhe të arratisen drejt vendeve të tjera duke lënë pas familje ne tyre.
Vendimi për mobilizim të pjesshëm erdhi pas humbjeve të njëpasnjëshme të ushtrisë ruse në burime njerëzore. Humbjet madje detyruan Putin që të tërhiqej nga sulmi në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Së fundmi, edhe nxënësit e shkollave po detyrohen të marrin mësime luftimi, trajnime për përdorimin e armëve si dhe për ndërhyrjen e shpejtë mjekësore. Rusia është përballur me akuza të forta se po çon njerëz pa eksperiencë lufte në front, vetëm për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga humbjet.