VIDEO/ Vendi u çlirua, tani e kanë radhën tradhtarët! Ja se si Ukraina po i dënon ata që bashkëpunuan me rusët

Pas humbjeve të njëpasnjëshme, trupat ruse u detyruan të tërhiqeshin nga Khesron, duke e kthyer qytetin sërish në dorë të ukrainasve.
Së bashku me rusët, nga vendi u larguan e dhe ata që kishin tradhtuar Ukrainën, duke bashkëpunuar me ushtrinë e Putinit. Megjithatë, dy persona nuk ja kanë arritur të largohen dhe janë vendosur para gjyqit popullor nga banorët.
Disa imazhe të publikuara tregojnë dy të rinj, të cilët janë të lidhur dhe qëndrojnë me kokën ulur para banorëve të cilët i vështrojnë me përbuzje. Të dy tradhtarët priten që të dënohen me burg, ku pritet të kalojnë shumë vite të jetës së tyre, pas ashpërsimit të dënimit për ata që tradhtojnë vendin në luftë.
Pas çlirimit, shumë video prekëse nga qyteti pushtuan rrjetet sociale, teksa njerëzit bashkoheshin me familjarët e tyre, mes lortësh gëzimi dhe feste.