VIDEO virale/ Joe Biden bën xhiron e rrjetit, pengohet në mes të skenës: Oops, është diçka e zezë…

Edhe kësaj here Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është bërë pjesë e rrjetit në kohë rekord me një video të shpërndarë.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se Presidenti amerikan ka tërhqeur sërish vëmendjen e mediave teksa po mbante një fjalim në Nju Jork, para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet afatmesme në Kongres.

Ndërkohë që ishte duke bërë fushatë në favor të guvernatorit të Nju Jorkut, Joe Biden u pengua në skenë.

Fjalimi i Presidentit amerikan Joe Biden, në Nju Jork të dielën mbrëma, 24 orë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet afatmesme, doli të ishte aventuresk.

“Oops, kam shkelur diçka. Çfarë është kjo; Është diçka e zezë”, tha Joe Biden dhe vazhdoi fjalimin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Biden bëhet viral në rrjetet për ngjarje të kësaj natyre. Shesh Biden është parë të bëj veprime të çuditshme, të pengohet apo edhe të përmend zyrtarë që kanë humbur jetën në mes të turmës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT