Zgjatja e marrëveshjes së grurit, Rama përgëzon Erdoganin dhe OKB-në: Diplomacia mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjatja e marrëveshjes së grurit të Ukrainës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka përgëzuar presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guerres për angazhimin dhe arritjen në këtë marrëveshje, duke thënë se diplomacia është më e mirë për të gjetur zgjidhje.

“Shqipëria mirëpret zgjatjen e Iniciativës për grurin ne Detin e Zi. Kjo linjë e rëndësishme e furnizimit me ushqime mbetet jetike për botën. Unë e përgëzoj Turqinë, Presidentin Erdogan dhe Antonio Guterres  për angazhimin e tyre të fortë të vazhdueshëm. Diplomacia është gjithmonë mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje” shkruan Rama në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT