Zhvendoset protesta në Angli, shqiptarët shkojnë përballë Parlamentit britanik, bllokojnë rrugën

Shqiptarët në Angli janë mbledhur në Westminster Bridge, për të protestuar pas deklaratave të sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Suella Baverman e cila i quajti shqiptarët kriminelë.

Ata u mblodhën rreth orës 11:00 mësohet se tashmë e kanë zhvendosur protestën përballë Parlamentit britanik, ku kanë bllokuar rrugën.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Angli, kanë akuzuar qeverinë se po përdoren për të justifikuar politikën “e dështuar” të emigracionit në Britani si dhe kritikuan Ministrinë e Brendshme se ata po ndikonin në sigurinë e vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT