“137 fluturime me charter”, PD depoziton kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet e Ramës

Partia Demokratike ka depozituar këtë të mërkurë në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Ramës.
Bëhet me dije se 36 deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt, si: Dhurata Çupi, Merita Bakiu dhe Kreshnik Çollaku, të cilët depozituan kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022″.
Në këtë kërkesë theksohet se faktet e publikuara sipas tyre janë tronditëse.
” Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit “charter”, pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion “charter”. Shifra e 137 udhëtimeve “charter” është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan “Air Force One”, thuhet në kërkesë.

