“9 efektivë u përjashtuan nga detyra”, Policia shqiptare dhe italiane bilanc për 2022: Janë asgjesur mbi 40 mijë bimë narkotike

Përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane kanë bërë bilancin për rezultatet e arrira përgjatë vitit 2022, në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.

Gjatë analizës u theksua se përgjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Për këto raste u proceduan penalisht 56 shtetas të implikuar.

Në njoftimin e policisë jepen më shumë detaje rreth operacioneve të bërë, ku thuhet se janë 40921 bimë narkotike të asgjësuara nga Policia e Shtetit, të evidentuara gjatë monitorimit ajror të GDF-së, në territorin shqiptar, kryesisht në zona shumë të thella malore;

121 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, kryetarë të fshatrave apo inspektorë të shërbimit pyjor, u arrestuan dhe u proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “Moskallëzimi i krimit” si dhe 9 punonjës policie u përjashtuan nga radhët e Policisë së Shtetit, 30 punonjës të tjerë u ndëshkuan me masa për shkelje disiplinore dhe 13 të tjerë u transferuan në qarqe të tjera, në detyra më të ulëta.

E plotë:

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza, bashkëpunim intensiv dhe luftë të përbashkët ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit..

Puna parandaluese, inteligjenca informative, kontrolli permanent i territorit, 53 dronët e përdorur nga shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe monitorimi ajror nga GDF-ja, bënë të mundur që këtë vit të kemi mbi 50% më pak kultivim të kanabisit, krahasuar me një vit më parë.

Në përmbushje të Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj, gjatë vitit 2022:

Janë kryer nga Policia e Shtetit, gjithsej 156 124 kontrolle dhe 345 010 orë shërbimi, duke përdorur edhe 53 dronë;

Janë marrë dhe janë trajtuar 7358 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike, ose 335 informacione më shumë se një vit më parë;

Janë ndjekur 162 informacione, ose 97 informacione më shumë se një vit më parë, si rezultat i rritjes së bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese;

 Janë referuar dhe ndjekur 186 procedime proaktive, me metoda speciale të hetimit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, ose 40 procedime më shumë se një vit më parë;

 Janë evidentuar 30 raste të sekuestrimit të farave të kanabisit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar rreth 3.5 kilogramë fara të kësaj bime;

 24 ambiente me llamba, janë evidentuar dhe goditur nga strukturat e Policisë së Shtetit, falë inteligjencës informative dhe kontrollit të territorit;

 75291 bimë janë evidentuar dhe të asgjësuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, gjatë kontrolleve permanente të territorit, duke përdorur edhe 53 dronë;

 40921 bimë narkotike të asgjësuara nga Policia e Shtetit, të evidentuara gjatë monitorimit ajror të GDF-së, në territorin shqiptar, kryesisht në zona shumë të thella malore;

Gjatë vitit 2022, janë evidentuar 548 raste të kultivimit të kanabisit, nga të cilat 362 janë raste kultivimi të konstatuara dhe të goditura, dhe 186 raste të tjera, janë evidentuar përmes procedimeve proaktive.

 Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale, 352 shtetas, nga të cilët 157 janë vënë në pranga.

121 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, kryetarë të fshatrave apo inspektorë të shërbimit pyjor, u arrestuan dhe u proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “Moskallëzimi i krimit”.

9 punonjës policie u përjashtuan nga radhët e Policisë së Shtetit, 30 punonjës të tjerë u ndëshkuan me masa për shkelje disiplinore dhe 13 të tjerë u transferuan në qarqe të tjera, në detyra më të ulëta.

#partneritet2022

#PoliciaeShtetitGDF

#ngatokadheajri

#kundërkultivimittëkanabisit

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT