Andi Bushati: Ja masakra e re që po përgatit Edi Rama

Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama do të kryejë një masakër elektorale në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit 2023.

Bushati u shpreh se përballë masakrës elektorale, ashtu si Lulzim Basha, edhe kryedemokrati Sali Berisha do të jetë i pafuqishëm.

“Një nga akuzat e forta të Sali Berishës ndaj Bashës, ka qenë që ky nuk diti të jetë fitues ndaj Ramës. Sali Berisha, me apo pa qëllim, mbarsi idenë që unë di ta mund Ramën. Lulzim Basha është mposhtur nga Rama për dobësitë e tij, për pazaret e tij. Ne shumë shpejt do na vijë 14 maji dhe Rama do bëjë një masakër të re.

Shumë opozitarë do e kuptojnë që përballë masakrës së Ramës, edhe Berisha, njësoj si Basha, është po aq i pafuqishëm. Në këtë kuptim, Bashës do t’i bjerë ai miti i humbësit me të cilin u luftua. Mbi këtë mund të ngrhet një fabul e re”, theksoi ai.

Bushati e krahasoi kryeministrin Edi Rama me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai nënvizoi se Rama është bërë ‘problem koke’ jo vetëm për opozitë, por edhe për atë pjesë të shqiptarëve që janë kundër tij.

“Nuk e besoj për një arsye shumë të thjeshtë, këta të gjithë bashkë kanë hall koke. Këta kanë Putinin mbi kokë, këta duhet të zgjidhin, çfarë duhet të bëjnë me Putinin që mund të vërë tritolin siç ia vuri Irfanit.

Nuk kanë këta problem kush do jetë kryeministër i ardhshëm, këta kanë problem koke siç kanë edhe shumë shqiptarë të tjerë, që nuk janë me Edi Ramën në këtë vend.

Ti kujton se në këto zgjedhje do ketë ndonjë mundësi opozita? Ty çdo ditë po të dalin jo ministra, por këtu çdo punonjës i administratës po na del drogaxhi”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT