Avokati i Popullit, Balla-demokratëve: Turp që vini me 11 kandidatura, gjeni dikë që të fitojë ndonjë çështje

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant balla u shpreh se Partia Socialiste nuk do të votojë kandidaturat e Partisë Demokratike për Avokat të Popullit.

Balla e cilësoi të turpshme që PD ka shkuar në Kuvend me 11 kandidatura. nAi shtoi se PS nuk do të mbështesë një avokat që përfaqëson PD-në në çdo çështje dhe asnjë tjetër që ka mbështetjen e Sali Berishës.

“Turpi juaj që vini me 11 kandidatura, por çëhstja juaj. Jemi njohur me një shkresë që është tërhequr mbështetja për një pjesë. Ne i kemi parë me vëmendje. Duam që të zgjedhim një avokat populli sikurse ka emrin.

Ne nuk do ta mbështesim kandidaturën e zotiti Ledio Braho sepse nuk mund të jetë avokati që të përfaqësojë çdo çështje të PD. Gjeni ndonjë avokat që të fitojë ndonjë çështje se edhe këto i ka humbur të gjitha.

Duhet avokati i popullit jo avokati i Partisë Demokratike. Keni dhe një kandidat tjetër, Altin Goxhaj. Mjafton firma e Saliut aty që kjo kandidaturë të mos merret fare në konsideratë”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT