‘Bashkëpronarë në lojëra fati’/ Gazetari: Martinaj, njohje me politikanë në Kosovë. E ndihmuan të arratisej…!

Gazetari Flamur Vezaj thotë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka njohje me politikanë në Kosovë.
Sipas tij, janë këta persona të cilët mund ta kenë ndihmuar Martinajn që të dalë nga Shqipëria dhe të strehohet në Kosovë.
Nëse ai rezulton, me informacionet që kam, që ka dalë në Kosovë nga këto persona që ruhet, ai do jetë jetëgjatë në Kosovë, për shkak se personat kanë influencë të jashtëzakonshme në botën e krimit edhe në Kosovë.
Nga informacionet që kam, ka qenë bashkëpronar në disa bzinese të lojërave të fatit në Kosovë, me personazhe të lidhur me politikën në Kosovë. Mendoj që këta janë personat të cilët e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga Shqipëria dhe për ta strehuar në Kosovë “, theksoi ai./m.j