Berisha: Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe BE të ndërhyjnë me URGJENCË. Putini i vogël po kërkon konflikt të ri në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Berisha thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po përpiqet që të hapë një konflikt të ri në rajon.

Më tej ai thekson se Partia Demokratike mbështet plotësisht Kosovën, teksa i bën thirrje Aleancës së Atllantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon.

Postimi i plotë:

Putini i vogël kërkon të hapë konflikt të ri në rajon.

Të dashur miq,

Presidenti i serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, ka përqëndruar trupa të shumtë ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën, i ka vendosur ato si asnjëherë më parë në gjendje gadishmërie luftarake të shkallës më të lartë dhe çdo tre orë trillon vetë lajme të rreme mbi incidente dhe zhvillime të pandodhura në veri të Kosovës me qëllim që të mund t’i përdorë ato si pretekst  për të nisur një luftë në veri të Kosovës. Ndërkohë në terren bandat e armatosura kriminale serbe dhe mercenarët e Ëagnerit, shtojnë barrikadat, hedhin granata dhe shkrehin breshëri kundër gazetarëve, rrëmbejnë qytetarë serb por edhe shqiptarë.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për Kosovën dhe autoritetet dhe popullin e saj, dënoj me forcën më të madhe veprimet luftënxitëse të “Putinit të vogël” të Beogradit, që janë të koordinuara me “Putinin e madh” të Kremlinit, si akte që kanë për qëllim sabotimin, pa u shtruar për negociata të planit Franko – Gjerman për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, duke hapur një konflikti të ri në rajon.

I bëj thirrje Aleancës së Atllantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT