Berisha e bën fakt të kryer “bashkimin” e PD, pas drekës së Xhelalit: Grupi që s’ma pranon mua kryetar, thjesht ka mendim ndryshe

Sali Berisha po përpiqet ta shesë një drekë të organizuar nga Xhelal Mziu, në të cilën ishin të pranishëm edhe disa deputetë të grupit të Alibeajt, si bashkim të dy grupeve të PD-së.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, siç edhe deklaroi Gazment Bardhi, një prej të pranishmëve në këtë drekë.

Sot Berisha thotë se PD është bashkuar dhe ka veç mendime të ndryshme, duke iu referuar grupit tjetër, që nuk e pranon atë si kryetar të PD-së.

“Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë sot. Dhe natyrisht, brenda Partisë Demokratike ka mendime të ndryshme, por në të vërtetë, kjo është parti e mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha për Panorama.

Fakt është se sot, PD është më e ndarë se kurrë dhe shkaku është pikërisht Sali Berisha, që nuk pranohet si kryetar i PD-së nga gjysma e grupit parlamentar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT