Berishën do ta kemi në ekran dhe natën e vitit të ri?! Aktori i humorit i nxjerr Doktorit nënën në telefon, s’mbajnë të qeshurën

Televizioni Klan ka menduar që për Vit të Ri, shqiptarëve t’ju nxjerrë Sali Berishën për t’i argëtuar dhe për të konkuruar Portokallinë dhe ne naten e nderrimit te viteve.
Berisha ka shkuar në studiot e Klanit për xhirime, dhe me këtë rast të gjithë kanë përfituar të zbaviten me të.
Aktori i humorit Albano Bodo madje i ka nxjerrë në telefon mamanë.
“Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës.
Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj”, i tha Berisha, teksa e ëma e aktorit dëgjohej duke thënë “Rroftë Partia Demokratike”.
Ndërsa Berisha fliste në telefon me gruan e panjohur, Bogdo dhe Turjan Hyska nuk e mbanin dot të qeshurën./m.j