Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?!

Gazetari Kosovë Gjoci ka dhënë detaje në lidhje me situatën në veri të Kosovës që prej disa ditësh ka qenë e tensionuar.
Ai tha se aktualisht situate atje është e qetë dhe nuk ka lëvizje ndërsa shtoi se sipas informacioneve që kanë të martën e kësaj jave ka pasur shpërthime me granata dore.
Sipas gazetari, Policia e Kosovës nuk arriti të mbrojë zyrtarët e KQZ dhe duket se nuk ka mundësi të mbajë kontroll atje.
“Një pjesë e përgjegjësisë bie më shumë te EULEX dhe KFOR.”- theksoi Gjoci.
Gazetari i Euronews Albania, nënvizoi se aktualisht veriu i Kosovës po menaxhohet nga serbët dhe po rrezikohet që ketë stabilitet ndërsa shtoi se qëllimi është të pengohen zgjedhjet lokale.
“Mundësitë për zhvillimin e zgjedhjeve janë të vogla”- përfundoi gazetari.