Dendias refuzon stemën e Republikës së Kosovës, ministria e Jashtme detyrohet të ndërrojë vendin e konferencës

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nuk ka pranuar që të mbajë konferencën dhe të fotografohet para stemës së Republikës së Kosovës, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Kjo bëri që të ndryshohet vendi ku zakonisht mbahen konferencat me vizitorët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Të dy ministrat, konferencën e mbajtën në një anë tjetër në sallën e konferencave të MPJD-së ku nuk kishte stemë të Republikës së Kosovës, por që ishte vetëm flamuri i shtetit kosovar dhe atij grek.
Të dy ministrat nuk u ndaluan as për fotografi në hyrje të objektit të MBJD-së siç është zakon në këtë ministri, sepse edhe në këtë hyrje është mbishkrimi Republika e Kosovës.