Deputeti i PD që mori mandatin e Rrushajt, i vetëm në sallë! Dënon bojkotin e opozitës: Më vjen keq që…

Deputeti Petrit Doda nga radhët e Partisë Demokratike ka habitur mbrëmjen e së enjtes në sallën e Kuvendit.

Teksa opozita në bllok ka bojkotuar seancën, ai ka qendruar i vetëm si dhe ka marrë fjalën.

“Të më falni për ndonjë gabim ortografik si pasojë e emocioneve pasi është hera e parë që flas në Kuvend. Më vjen keq për kolegët e mi që nuk janë të pranishëm” – tha Doda i cili zgjodhi të flasë për taksën e solidaritetit në energjetikë.

Petrit Doda është një deputet i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Ai mori mandatin e Alfred Rrushajt pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT