Deputeti i “Rithemelimit”: Nëse gjykata vendos në favor të Alibeajt do të ketë trazira

Gjykata shtyu sërish seancën gjyqësore për sa i përket çështjes për statutin e PD-së, të ankimuar nga opozita.

Deputeti i “Rithemelimit” Edmond Spaho gjatë një interviste për “A2CNN”, ka paralajëmruar se nuk do ta kalojë thjeshtë situatën nëse vendos në favor të Alibeajt, pasi sipas tij mund të bëhet shkak për trazira sociale.

Spaho ka deklaruar se prapaskenat e kësaj çështjeje janë që të asgjësohet opozita dhe Rama të sundojë si “sulltan i vetëm”.

“Sot nuk ka njeri që ka dyshim se PD-ja është grupi i Rithemelimit të Berishës. 95% e anëtarësisë së dikurshme është në grupin e Rithemelimit.

Megjithatë, mos u habisni që nën presionin politik, të merret çdo lloj vendimi. Për këtë nuk e vë dorën në zjarr. Në të kundërt, do të jetë një lojë me shumë përgjegjësi, në radhë të parë e Edi Ramës dhe pastaj edhe e gjykatës pasi nuk ka për të kaluar kaq thjesht, madje, mund të jetë shkak për trazira sociale.

Po flitet për simbolet e një partie politike dhe për të asgjësuar totalisht opozitën. Më pas, Rama të sundojë si një sulltan i vetëm këtu”, është shprehur Edmond Spaho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT