DETAJE nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, viktima ishte nëna e një djali: Po vinte nga Greqia për…

Detaje të reja janë mësuar rreth aksidentit që i mori jetën 50 vjeçares Etleva Bejko.

Bejko ishte duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ndërsa dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë në terrenin e pjerrët.

Viktima mësohet se ishte nëna e një djali dhe prej 25 vitesh kishte emigruar në Greqi, qytetin e Janinës.

Ajo po vinte nga Greqia për të takuar njerëzit e saj në Markat të Konispolit, por për fat të keq nuk ia arriti dot. Qafë Muzina është një prej zonave më të rrezikshme në vendin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT