Dhurata nga Ukraina i shpërthen në dorë, plagoset rëndë shefi i policisë polake

Shefi i policisë së Polonisë, Jaros?aw Szymczyk, është dërguar në spital pasi një dhuratë që mori nga një zyrtar i lartë ukrainas i ka shpërthyer në dorë, tha të enjten ministria e brendshme, sipas The Guardian.

“Ditën e djeshme në orën 7:50 ka ndodhur një shpërthim në një dhomë pranë zyrës së shefit të policisë”, thuhet në një deklaratë. “Një nga dhuratat që kreu i policisë mori gjatë vizitës së tij në Ukrainë më 11 dhe 12 dhjetor shpërtheu.

Arriti t’i shpëtonte policisë italiane, merr fund arratia e 32-vjeçarit shqiptar që kërkohej për trafik kokaine

Parandalohet VRASJA në Tiranë/ Prona fut në sherr dy persona, Xhabafi tentoi t’i merrte jetën 27-vjeçarit…

Për të gjithë ju që nuk konsumoni bukë, eksperti ushqimor jep ALARMIN: Po ju dobësohet truri…

Szymczyk kishte takuar krerët e policisë së Ukrainës dhe shërbimet e urgjencës shtetërore gjatë vizitës dhe ajo ishte një dhuratë nga një prej shefave të shërbimeve të Ukrainës, tha ministria.

Një punonjës civil në selinë e policisë kombëtare gjithashtu pësoi lëndime të lehta.

“Pala polake i ka kërkuar palës ukrainase të japë një shpjegim”, tha ministria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT