Do t’lush me Shqipërinë?

Nga Edmond Sufaj

Sekseri i FSHF-së: “Ke dëshirë të luash me kombëtaren shqiptare”?

Kuqi u përgjigj me entuziazëm..”Po është ëndrra ime e fëmijërisë, sepse jam rritur me këtë ndjenjë”.

Sekseri i thotë: “Nëse do që kjo ëndërr të realizohet duhet të paguash si fillim 100 mijë euro dhe pjesën tjetër pas dy – tre ndeshjeve të para më fanellën e Shqipërisë.

“Po  unë nuk mundem ta paguaj këtë shifër….është shumë e majme. Pastaj unë nuk jam lojtar anonim dhe pa cilësi”, tha Shefki Kuqi. “Për ëndrrat duhet paguar që të bëhen realitet”, tha seksesi i FSHF-së.

Ky është rasti që lojtari e risjell sërish për të vërtetuar një fakt.

Ky është rasti kur një lojtar me origjinë shqiptare bën publike paçavuret e Federatës shqiptare, kësaj radhe në median kosovare.

Pas kësaj, Shefki Kuqi  zgjodhi kombëtaren e Finlandës, duke u rezultuar lojtari kryesor për shumë vite. Ky është rasti i radhës. Para disa kohësh, Rudi Vata tha se të rinjtë e talentuar që meritojnë kombëtaret e moshave duhet si fillim të paguajnë 20 mijë euro.

Rudi u kalua në heshte dhe deklarata e Kuqit nuk do bëjë përjashtim sigurisht.

Po flasim as më shumë dhe as më pak, por për kombëtaren e madhe dhe të moshave të Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT