Duke u përpjekur të qetësojë Beogradin, Amerika nuk do të fitojë asgjë

Në një analizë mbi situatën në rajon, botuar në portalin amerikan peacefare.net profesori i shquar ballkanist nga SHBA, Daniel Serwer del në disa konkluzione:

1-“Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, ka një kryeministër prorus dhe një qeveri koalicioni proruse. Ata përulen lehtësisht ndaj preferencave të Beogradit, përfshirë së fundmi trajtimin e kishës ortodokse serbe”.

2-“Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtim të Rusisë, bile edhe gjatë luftës në Ukrainë. Perendimi e ka humbur Serbinë deri tani. Beogradi nuk ndjek realisht rrugën për anëtarësim në BE.

Në vend të kësaj Vuçiçi po ndjek “botën serbe”, një përpjekje për të vënë nën kontrollin e Beogradit popullsitë serbe në vendet fqinjë. Ai ia ka arritur kësaj në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë”.

3-“Duke u përpjekur të qetësojë Beogradin, Amerika nuk do të fitojë asgjë” – shkruan ndër të tjera Serwer.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të martën se është koha që të diskutohet për fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave serbe dhe se këtë tha ai, ia ka bërë të qartë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky qëndrim erdhi pasi presidenti serb kërcënoi se do dërgonte trupa në territorin e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT