E FUNDIT/ Albina Kelmendi dhe familja e saj “prekin” Eurovisionin, ja kenga që do të na përfaqësoi

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.
Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.
Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë.
“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.