E FUNDIT/ Bosnja dhe Hercegovina merr statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian

Bosnjë dhe Hercegovinës i është dhënë këtë të enjte zyrtarisht statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian. Krerët e qeverive të unionit e morën këtë vendim pasi më 13 dhjetor arriti rekomandimi i Komisionit Evropian.

Autoriteteve do t’u kërkohet ende të zbatojnë 14 prioritete. Ndër to janë sigurimi i rezultateve të punës në të gjitha nivelet e Mekanizmit Koordinues dhe përmirësimi i kuadrit institucional, përfshirë reformën kushtetuese.

“Bosnje-Hercegovinës sot iu dha statusi i vendit kandidat. Një sinjal i fortë për popullin, por edhe një pritshmëri e qartë për reformat nga autoritetet e reja. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, njofton presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ekzistojnë gjithashtu kushte për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosjen e koordinimit efektiv të menaxhimit të kufijve, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, garantimin e lirisë së shprehjes dhe medias, përmirësimin e mbrojtjes së kategorive të cenueshme të shoqërinë dhe sigurimin e përfundimit të reformave të administratës publike.

Komisioni Evropian kërkon nga Bosnja dhe Hercegovina që të përmbushë tetë prioritete:

  1. Prioritet miratimi i ndryshimeve në ligjin ekzistues për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial
  2. Miratimi i ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial dhe miratimi i ligjit për gjykatat e Bosnjës dhe Hercegovinës
  3. Të miratohet ligji për parandalimin e konfliktit të interesit
  4. Të ndërmerren hapa vendimtarë për të forcuar parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
  5. Të përmirësohet me vendosmëri puna për të siguruar koordinim efektiv në të gjitha nivelet e kapaciteteve të menaxhimit të kufirit, si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit të azilit
  6. Sigurimi i ndalimit të torturës, veçanërisht duke krijuar një mekanizëm parandalues kombëtar kundër torturës dhe keqtrajtimit
  7. Të garantojë lirinë e shprehjes dhe të medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht duke siguruar procedura të duhura gjyqësore në rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias
  8. Të ofrojë rezultate në funksionimin në të gjitha nivelet e mekanizmit koordinues për çështjet e BE-së, duke përfshirë zhvillimin dhe miratimin e programit kombëtar për miratimin e acquis të BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT