E FUNDIT/ Përfundon procesi, ja kush është KREU i ri i SPAK (EMRI)

Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme, SPAK me pesë vota pro.
Ndërkohë, “kundërshtarët” e Dumanit në këtë proces, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi kanë marrë përkatësisht 4 vota dhe 1 votë.
Seanca e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e mbledhur sot për zgjedhjen e ri të kreut të SPAK, zgjati më shumë se 5 orë. Megjithëse ishte parashikuar që prezantimi i secilit prej kandidatëve të zgjaste rreth 30 minuta, ky afat u tejkalua, ndërkohë që prej orës 14:00, mbledhja u ndoq nga afër edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.