EMRAT/ Dalin fituesit e balotazhit, ja kush janë kandidatët e Berishës për Mirditën, Matin dhe Librazhdin

Grupimi i rithemelimit ka shpallur ditën e sotme fituesit e balotazhit për primaret, në bashkitë Mirditë, Mat dhe Librazhd.
Kështu, fitues në bashkinë Mirditë është shpallu Albert Mëlyshi me 60% të votave, në Mat ka fituar Skëner Gjuci me 70.01% të votave dhe në Librazhd kandidat për zgjedhjet e 14 majit do të jete Shefki Çota, i cili fitoi me 63.3% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.
Rezultatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë:
1. Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;
2. Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;
3. Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Çota me 63.3% e votave.