“Është shkollë laike”/ Eksperti bën njoftimin “bombë”: Mësuesve dhe nxënësve në vend iu ndalohet rreptësisht urimi i Krishtlindjeve…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale, teksa ka bërë një denoncim të paprecedentë.

Në kuadër të festave të fundvitit dhe pikërisht, në ditën e Krishtlindjeve, Karamuço njofton se shumë arsimtarë  të institucioneve arsimore kryesisht private janë duke u censurar nga pronarët e tyre për të uruar njëri-tjetrin apo edhe nxënësit në ambientet e shkollës apo llogaritë e tyre private në rrjetet sociale.

Eksperti vijon më tej duke u shprehur se ky censurim i paprecendentë ka ndodhur dhe tek nxënësit e këtyre institucioneve arsimore, teksa nuk ka folur me emra konkret.

“Në këto ditë urimesh fundviti, disa arsimtarë të institucioneve private laike, po përballen me ekstremizëm të dhunshëm verbal dhe psikologjik nga drejtuesit e tyre. Është alarmante edhe për çështje të sigurisë, që një institucion arsimor tju ndalojë mësueve shkëmbimin e urimeve për krishtlindje dhe vitin e ri, duke ndaluar festat e fundvitit për nxënësit dhe çensuruar çdo foto me bredhin festiv.”- shkruan Karamuço.

Ndërkohë sa mëson Gazeta Shqip bëhet fjalë për një shkollë laike, teksa drejtues të saj më origjinë turke, me urdhër të prerë iu kanë ndaluar rreptësisht mësuesve dhe nxënësve dërgimin e urimeve apo fotove me pemën e Krishtlindjeve në grupet e shkollës.

Kujtojmë se sot të gjithë besimtarët e krishterë në të gjithë botën janë duke festuar një nga festat më të rëndësishme të besimit të tyre,atë të Krishtlindjeve teksa shumë krerë të lartë të të gjithë shteteve e kanë uruar këtë festë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT