Familja tërheq trupin e shqiptarit që u vra në burgun serb, autopsia do kryhet në Norvegji

Familja e Artan Zymberaj, 28 vjeçari nga Peja që u vra në burgun serb, ka tërhequr trupin dhe autopsia do të bëhet në Norvegji. Në këtë shtet jeton dhe familja Zymberaj, e cila ka akuzuar shtetin serb për vrasjen e djalit, për shkak se kishte në trup tatuazh Skënderbeun dhe Adem Jasharin.

Autoritetet serbe i dhanë dy versione familjes për vdekjen e Artan Zymberaj, njëri ka të bëjë me ulçerë e tjetri prej zemrës. Zyrtarisht Kosova ende nuk ka informacione për vdekjen e mërgimtarit, edhe pse kanë kërkuar shpjegime nga Beogradi.

Xhaxhai i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia serbe, për posedim të disa hapave që sipas tyre kishin qenë të jashtëligjshme.

Shqiptarit të vrarë i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor. I gjithë dyshime është Artan Zymberaj kishte tatuazh “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT