FOTO: Berisha shfaqet i gjakosur në podium, “Shqiponjat” dhe ambulanca me urgjencë te selia e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur i gjakosur në podiumin e protestës këtë të martë, pasi u qëllua me grusht në fytyrë nga një person që ishte kamufluar mes mbështetësve të PD. Siç shihet nga foto, ai është i mavijosur në faqe dhe në hundë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak momente më parë dhe personi që qëlloi Sali Berishën është dhunuar nga truprojat dhe militantët e PD. Më pas, ai është marrë me forcë dhe është dërguar në ambientet e brendshme të selisë së PD.
“Nuk na mposhtni dot, horra dhe kriminelë” ishin disa nga fjalët që u dëgjuan të thoshte shkurt ish-kryeministri dhe kryetari i PD. Më pas, ai zbriti menjëherë nga podiumi dhe u largua, për shkak se kishte hemorragji në fytyrë.

Ndërkohë, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur me urgjencë efektiv të Repartit “Shqiponja”, si dhe një autoambulancë. Vetë kryetari Sali Berisha ndodhet ende në shesh. Mjekët dhe Policia kanë shkuar në selinë blu për të marrë personin që u dhunua nga truprojat pasi qëlloi Berishën.