FOTO/ Me flamuj grekë që valëviten, banorët në Finiq dhe Livadhia presin kryeministrin Mistotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mistotakis ka mbërritur këët të enjte në Himarë, ku është pritur nga minoriteti grek me brohoritje dhe me flamurët grekë. Ai ka vizituar Finiëqin dhe Livadhia-n, ku banorët kanë dalë për të pritur kryeministren grek.
Në fjalën e tij Mistotakis tha se minoriteti grek në Shqipëri është një urë lidhëse mes dy vendeve. Ai madje ka dhënë mesazhe të qarta duke thënë se qeveria greke mbështet anëtarësimin në BE të Shqipërisë, por që ajo është e detyruar që të respektojë minoritetin greke dhe të drejtat e tyre.
“Është një moment i vecantë për mua dhe një moment i vecant për grekët. Mbaj mend shumë mirë vizitën që bërë këtu Konstadinos Mitsotakis në këtë tokë. Ndihem i nderuar që jam kryeministri i parë që viziton Himarën. Dua që të dini që unë personalisht dhe Shqipëria do ketë jo vetëm një shok, por edhe një mbështetës në të drejtat tuaja. Ju që zgjodhët të qëndroni këtu në Himarë jeni një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë”, është shrpehur Kyriakos Mistotakis.