FOTO: Zbulohet tubacioni i vjetër qeramik në Mborje të Korçës

Dy tuba të vjetër qeramikë janë zbuluar nga banorët e zonës në fshatin Mborje të Korçës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se fragmentet e tubacionit janë mbledhur dhe po analizohen për të mësuar më shumë mbi to.

Aktualisht është e paqartë se çfarë epoke i përkasin, dhe nëse në këtë zonë ndodhen rrënoja të tjera antike.

“Një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe mbrojtjen trashëgimisë kulturore luajnë edhe banorët vendas, si në rastin e gjetjes nga fshati Mborje në Korçë, ku në shpatin e kodrës së njohur me toponimin “Ylli”, janë gjetur fragmente të një tubacioni qeramike. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me DRTK – Korçë, pas verifikimit  në terren, po punon për studimin e materialit të mbledhur”, bën me dije DRTK.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT