FOTOLAJM/ Snajperistët e RENEAS në gatishmëri, pozicionohen pranë “Air Albania”

Tirana është kthyer këtë të martë në kryeqendrën e vëmendjes evropiane, pasi 27 liderë të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Policia në bashkëpunim me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, është angazhuar maksimalisht për sigurinë e Samitit.
Helikopteri i Forcave të Armatosura është ngritur disa herë në patrullim mbi Tiranë, ndërkohë në terren janë dhe Forcat Speciale RENEA.
Siç shihet në këtë foto të siguruar nga neësbomb.al, dy efektivë të këtij reparti të Njësisë së Snajperave, janë pozicionuar mbi një ndërtesë pranë stadiumit Air Albania.
