FOTOT/ Rama shpërndan pamjet, drejt përfundimit rruga e re për në portin industrial të Durrësit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto nga kantieri i rrugës Porto Romano-Durrës.
Rama shkruan se në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltime dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.
“Në kantierin e rrugës Porto Romano-Durrës vijon puna, ku aktualisht në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar
Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt i rëndësishëm që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike”, shkruan Rama.