Gazetari zbulon kë duan AMERIKANËT në krye të SPAK dhe për kë LOBON QEVERIA

Gazetari i njohur ivestigativ Artan Hoxha thotë se kandidati të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta shohin në krye të SPAK është prokurori Altin Dumani.

Hoxha tha se ndarja qeveri-ambasadë për kreun e SPAK mund të ketë ardhur si pasojë e “kontakteve dhe qëndrimeve që kanë zgjedhur të mbajë” secili nga kandidatët e SPAK.

Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili janë në garë për kreun e SPAK, që pritet të zgjidhet në 16 dhjetor. Sipas gazetarit Hoxha, Kondili është kandidati për të cilin është lobuar nga qeveria.

“Altin Dumani është preferenca e tyre. Të tre emrat janë profesionistë, unë i njoh të tre. Të tre janë prokurorë që e kanë kaluar vettingun, por kontaktet që ata mund të kenë personale, apo qëndrimet që kanë zgjedhur të mbajnë mund të kenë ndikuar.

Unë besoj që Altin Dumani, i cili ka dhënë disa prova sipas atyre, është një kandidat që i plotëson kushtet mendojnë ata. Është lobuar nga qeveria për zotin Kondili. Në fund kam përshtypjen që do zgjidhet zoti Xholi. Të tre janë në rregull ata, kanë kaluar vettingun”, deklaroi Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT