Greqia shtëpi me shtëpi për të mbledhur pleqtë e plakat shqiptare që marrin pension nga Athina

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Himarë.
Por ajo qe ra ne sy ishte se gjatë gjithë natës dje të deleguarit nga Athina kanë shkuar shtepi me shtëpi për të njoftuar mbërritjen e Kryeministrit grek. Ata kanë ecur ne baze të një liste për pjesmarresit që duhet të jenë meodomos të pranishem në ardhjen e Mitsotakisit.
Në këtë listë përfshihen të gjithë personat kryesisht që kane marrë apo marrin ende pension rregullisht nga greqia për tu deklaruar si “grekë”. Ata janë munduar tu sigurojnë cdo minoritari apo jo minoritari transportin e gjithcka për këtë pjesmarrje.
Kujtojme se shteti shqiptar zyrtarisht nuk e njeh këtë zonë si minoritare!