Grushti në protestë, Alfred Lela: Berisha dje reagoi si burrë, tashmë ndodhet nën ngrohtësinë e familjes

Alfred Lela u shpreh se sot Sali Berisha ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij.
Ai tha gjatë intervistës për Euronews Albania se sot nuk do të ketë asnjë reagim nga Berisha për ngjarjen e djeshme brutale, pasi gjithçka e tha dje.
“Zoti Berisha ka marrë me dhjetëra mesazhe nga miq të tij të huaj.
Ambasada amerikane, britanike kanë reaguar. Berisha një ditë pas goditjes brutale ndodhet nën ngrohtësinë e familjes, ku do të ndodhej gjithsecili prej nesh. Mos prisni sot reagim nga Berisha.
Berisha e bëri dje reagimin si burrë në një mënyrë epike, pavarësisht sulmit ai qetësoi gjakrat, rezistoi si burrat dha një konferencë shtypi mbi 30 minuta”, u shpreh Lela.