Ish-ambasadori: Duma Ruse ka kërkuar ringjalljen e traktatit që e bën Serbinë pjesë të Rusisë

Gëzim Podgorica, ish-ambasador tha se në 12 dhjetor është kërkuar në Dumën Ruse që të ringjallet traktati i vitin 1999 ku Serbia kërkon që të përfshihet në Rusi.

Ai u shpreh se Aleksanër Vuçiç nuk e ka mohuar kurrë këtë gjë duke thënë se është pro apo kundër dhe se traktati është aty dhe nuk është ratifikuar kurrë dhe qëndron në gatishmëri.

Duhet pasur parasysh në 12 dhjetor është kërkuar në Dumën Ruse që të ringjallet traktati i vitin 1999 ku Serbia kërkon që të përfshihet në Rusi. Jelcin e pengoi sepse e dinte se do të kishte një reagim nga faktori ndërkombëtar. Fakti që është kërkuar këto ditë, tregon se Rusia po përpiqet me të gjitha forcat që ta mbajë Beogradin në prehrin e vet.

Nuk ka nevojë që kufijtë të jenë afër, por institucionet të jenë të integruar. Vuçiç nuk e ka mohuar kurrë këtë gjë dhe të thotë se është pro apo kundër. Traktati është aty dhe nuk është ratifikuar kurrë dhe qëndron në gatishmëri. Rusia investohet me çdo kusht në Serbi”, tha ai në emisionin “Drejt” në Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT