Ish dhjetoristi/ Meçe: Morëm sinjale që do vritej Sali Berisha, duhej ta ruanim

Analisti Arben Meçe tha se 32 vite më parë pikërisht në ditën kur do shpallej themelimi i PD, është tentuar t’i bëhet atentat Sali Berishës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se lajmin e morën 1 orë para se Berisha të mbante fjalimin në tribunë, dhe në mbrojtje të tij u vunë të gjithë studentët.

Sipas tij lëvizjet e tyre bën që Berisha t’i shpëtonte atentatit.

“Më datë 12 dhjetor, u la që në darkë të bëhej mitingu ku do të shpallej themelimi i PD-së. Unë m studentët isha aty, dhe diku nga ora 5 vijnë organet policore të kohës dhe një individ më thotë se kanë marrë detyrën për të vrarë Sali Berishën  dhe duhet të mbrojtje.

Në mbrojtje të Berishës u bën një rreth studentësh për të mos lejuar ndërhyrje. Me të mbaruar mitingu  jemi futur te menca e qytet studentit dhe kemi ndenjur deri nga ora 2-3 e natës deri sa ikën të gjithë, për t’i shpëtuar atentatit. Të nesërmen shpallëm komisionin nismëtar të PD-së dhe nga ky moment ky komision është marrë me të gjithë strukturën organizative të PD-së”- tha ai./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT