Kërcënon Paloka: Nëse Rama vjedh vota, nuk do të ketë më stabilitet në Shqipëri

Edi Paloka është shprehur se në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet nëse kryeministri vjedh votat në 14 prill.

I pyetur se çfarë masash do të marrë Partia Demokratike për zgjedhjet lokale, Paloka u shpreh se PD, i ka marrë masat, por sa i takon kampit tjetër, ai tha se opozita do t’i përgjigjet jo siç ka bërë Lulzim Basha dikur.

“Nëse Rama e çon në ekstrem vjedhjen e votës siç bëri në 25 prill, do të marrë një përgjigje. Nuk do të ketë më përgjigje si ato të Lulzim Bashës.

Nuk do të ketë më stabilitet në Shqipëri, nëse vidhet vota. Ditën që Rama vjedh prapë vota në Shqipëri nuk do ketë stabilitet. Stabiliteti mbaron aty”, tha ai.

Megjithatë, Paloka na ka mësuar me këto kërcënime, të cilat në fakt nuk i ka mbajtur asnjëherë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT