“Kievi do të merret brenda 13 orësh! Ja çfarë kishte përgatitur Putini”, NYT zbulon prapaskenat e luftës në Ukrainë

Gazeta New York Times ka publikuar një plan të detajuar mbi luftën në Ukrainë, ku ësjtë zbuluar se presidenti rus Vladimir Putin ishte aq i sigurt për pushtimin e tij, saqë raportohet se kishte urdhëruar ushtarët e tij të marrin Kievin brenda 13 orëve.

Po sipas këtij artikulli thuhet se Putin kishte përgatitur uniforma të paradës së fitores.

Presidenti rus nuk kishte asnjë dyshim se trupat e tij do të ishin në gjendje të kalonin në të gjithë Ukrainën pa rezistencë serioze në fillimin e pushtimit që nisi më 24 shkurt të këtij viti.

Më 24 shkurt, trupat ajrore që sulmuan veriun e Ukrainës nga Bjellorusia, iu tha të niseshin në orën 1:33 të mëngjesit dhe të ishin në buzë të Kievit, 140 milje larg, në orën 14:55 të së njëjtës ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT